Ushtarakët janë shpartalluar nga sëmundjet e karakterit moral

Nga Gazeta Telegraf - Sht Gus 11 2012, 1:59 pm

(Debat me kolegët e mi të Shoqatës së Ushtarakëve Laprakë)

*Kolonel Pëllumb Zaimi
Ushtarakët Mehmet Dume e Bardhyl Hazizaj, i janë drejtuar “Telegraf”, me një thirrje për bashkimin e ushtarakëve. Mirë kanë bërë. Në emër të një grupi ushtarakësh dua t’i falënderoj qysh në krye të herës për këtë shpirt luftarak që e kanë manifestuar shumë herë. Por na duhet t’ju themi se përpjekja e tyre dhe e kolegut tjetër të nderuar Hysni Mullalli (ky i fundit me një platformë më të plotë bashkimi) nuk ka gjasa të kurorëzohet me sukses. Nuk ka gjasa sepse thirrja dhe kërkesa bashkangjitur nuk tregojnë mënyrat dhe mjetet e operimit të plagës së mahisur nga qelbi, por mjaftohen ti vijnë asaj rrotull me frazeologji të tipit direktiv. Kjo nuk mjafton. Duhet marrë “thika e operacionit” në duar të çahet dhe të pastrohet e dezinfektohet vendi i qelbëzuar, kjo më duket e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga e keqja. Ata që pengojnë bashkimin duhen identifikuar me emër e mbiemër dhe t’u thuhet troç “shporruni nga shoqatat”. Shporruni se kini kaq e aq vjet që s’kini arritur asnjë rezultat përveç llomotitjeve pa bukë dhe shfrytëzimit të tyre për qëllime personale. Por a janë në gjendje ta bëjnë ushtarakët këtë gjë? Kam frikë se jo!?Kam frikë sepse infeksioni nuk është vetëm në kokën e shoqatave por është përhapur në masë të madhe në një shumicë të cilësuar të komunitetit ushtarak. A nuk e shihni sa ushtarakë të sëmurë ka? A nuk e shihni se radhët e tyre janë më të shpërbëra sesa ajo që krijohet në front pas goditjeve me Armë të dëmtimit në masë? Kush e ka krijuar këtë situatë epidemike? Mendoj se janë pafund arsyet por unë po mjaftohem t’ju numëroj disa.
Së pari: Ushtarakët dolën nga kodi i tyre moral tradicional. Nuk i di arsyet pse ata u mësuan të bashkëjetojnë me tradhtinë. Nuk e keni vënë re sesi s’kërkojnë asnjëherë llogari pse krerët i gënjejnë, pse krerët zaptojnë për vite të tëra kryesitë dhe nuk kërkojnë pale të aplikojnë rotacionin, pse krerët nuk tërheqin mendimet e tyre para marrjes së vendimeve, pse krerët nuk aplikojnë thirrjen normale të forumeve dhe votimin më demokratik që është votimi i fshehtë? E të tjera.
Së dyti: Ushtarakët janë vetëtradhtuar. Kanë shitur dinjitetin, forcën kryesore të karakterit që i ruan nga tradhtia. E kanë këmbyer me dominotë e lulishteve (hajdeni t’ju tregoj vendin, ku mblidhen nja 20-30 prej tyre që luajnë gjithë mbasditën) e kanë këmbyer me pasivitetin dhe se vrasin fare rradaken se shoqata është fortesa e mbrojtjes së dinjitetit të tyre, e kanë këmbyer me gotën e rakisë dhe me qofte brumi, e kanë këmbyer me çdo gjë që nuk ka të bëjë fare me etikën dhe me vlerat ushtarake. Janë kthyer në origjinë. Vetëm kërraba ju mungon. Ndonjëherë mendoj e them me vete “a kanë qenë ndonjëherë ushtarakë ky soj?” Jo, nuk kanë qenë. Ushtaraku është luftëtar nuk lejon ti përdhoset dinjiteti. E të tjera.
Së treti: Ushtarakët, po ngjasojnë jo rrallë me një “shkollë të tradhtisë”. Në këtë shkollë të gjithë tradhtohen nga të gjithë. Gjeneralët rrinë më vete, ushtarakët më vete. Eprorët më vete, vartësit më vete. Komandantët e divizioneve e brigadave më vete, tqë reparteve më vete. Rrallë mund të identifikosh që atje ku është ushtaraku i një ish-divizioni të jenë dhe ushtarakët e kolegët e tjerë të tij. Çfarë i ndan? Qejfmbetjet e vjetra? Turp! Lërini pas këto mor të mjerë! Lërini dhe mos harroni se tani të tërë i keni interesat të njëjta! Po nuk i latë, atëherë me plot gojën ju drejtohem: “Mirë ja u bën Saliu dhe Ritvani. Bile më thellë t’ja u fusin se nuk e meritoni”. Meriton ai që bëhet pjesë e luftës për interesin e përbashkët. Meriton ai që nuk tradhton dhe nuk lejon të tradhtohet ky qëllim nga i cili përfitojnë të gjithë. Pa përjashtim. E të tjera.
Së katërti: Ushtarakët tanë janë larg mentalitetit të ushtarakut europian. Shtiren sikur janë se s’janë hiç. Pse? Sepse ushtaraku europian që unë e kam studiuar mirë është i grumbulluar në shoqata, ndërsa tek ne s’është as gjysma. Ushtaraku europian paguan 100 për qind kuotizacionin si kusht që shoqata të funksionojë, ndërsa tek ne s’paguajnë as 10 për qind. Ushtaraku europian shkon në shoqatë sa herë e kërkojnë dhe lajmërojnë, ndërsa këtu tek ne jam dëshmitar i sa e sa rasteve kur ndryshe e ka gatishmërinë në telefon dhe ndryshe në realitet. Ushtaraku europian ju përgjigjet me disiplinë të lartë detyrave, ushtaraku shqiptar ta sjell në majë të hundës me indiferencën dhe moskokëçarjen e tij. Ushtaraku europian e konsideron njëlloj si shërbimin aktiv ushtarak shërbimin në shoqatë, ndërsa ushtaraku ynë e konsideron punë angari. Është i prirur ndaj interesit ngushtësisht personal. Nuk është qytetar që të luftojë për interesat qytetare siç janë bashkimi, reagimi në grup, nënshtrimi ndaj sjelljes si komunitet, sakrifica në emër të masës. Shkurt është kaposh fshati që krekoset vetëm brenda qymezit të tij. E kam trajtuar dhe herë tjetër përshtypjen e jashtëzakonshme që më ka lënë një ushtarak gjerman në çastin që e lajmëruan të shkonte në shoqatë. Ishte nisur në spital tek e shoqja e sëmurë, por lajmërimi nga shoqata e bëri të ndërrojë drejtim. Mbresëlënëse ishte sidomos porosia e bashkëshortes! “Shko atje ku janë shumë që kanë nevojë për ty. Mos hajde tek unë që jam një”. Çfarë përgjegjësie qytetare!!! E të tjera.
Së pesti: Ushtarakët kanë lejuar të tallen me ta 22 vjet. Do të vazhdojnë të tallen akoma se e shohin që njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. E shohin që s’janë në një mëndje. “ Po nuk u bëtë në një mëndje tha një ushtarak i lartë amerikan në misionin Kubik, i atashuar pranë Ministrisë sonë të Mbrojtjes ( për kofidencialitet nuk po e identifikoj me emër) mos prisni të arrini ndonjë gjë”. Dhe ju kolegë të dashur e shihni që ne s’bëhemi me një mëndje. Ne të tërë duam të shesim, jo të blejmë. Ne nuk mblidhemi të diskutojmë për idetë e organizimit sa më mirë të luftës sonë, por mjaftohemi duke pëshpëritur vesh më vesh se s’ha pyka Saliu. Rrallë artikulohen ide. Idetë e realizimit të kërkesave tona janë aq të pafundme sa s’ka qeveri që t’i neglizhojë. Por ne nuk diskutojmë për to. Ne pëshpëritim vesh më vesh. E kemi, madje, qejf këtë punë. Prandaj qeveritarët do të tallen akoma. Do të bëjnë ndonjë ligj e vendim vit për vit dhe do të na i hedhin ta hamë. Ne të tëra paçavuret ligjore i kemi ngrënë. E zhvendosim menjëherë luftën tek paçavurja e fundit, merremi me të dhe harrojmë gjithë legjislacionin fondamental të ushtarakëve, gjithë standardet e ushtrive europiane, gjithë aktet juridike që garanton siguria juridike. Si qeni që lë mishin dhe merret me leckën që i hedhin në fund!? S’ka asnjë veprim ligjor kundër qeveritarëve për shkeljen e të drejtave bazale të ushtarakëve. Vetëm mbrohemi dhe asnjëherë në sulm. Prandaj ne po vdesim dhe tallja vazhdon. Do të vazhdojë nëse vetëm lehim dhe nuk kafshojmë…E të tjera.
Së gjashti: Mjaft ushtarakë janë bërë si ballistët. Kur ndeshesh me ta në rrugë të çajnë veshët duke të treguar historira me beteja të paluftuar, me përplasjet imagjinare me pushtetin, me trimërira të ëndërruara, me gjyqe të zhvilluara pa bërë asnjë kërkesë-padi. Me një fjalë me mullinjtë e erës. E verifikova një tip nga kjo specie dhe më rezultoi se qysh nga dalja në rezervë kishte qenë në Greqi si roje në një pulari. Por ama…tregonte dhe vazhdon të tregojë se ka qenë në të gjitha protestat e ushtarakëve në Shqipëri, se kishte qenë madje dhe në Gjykatën e Strasburgut, ku kishte fituar me ndihmën e kolegëve gjermanë. Ç’ne gjermanët e pyeta? Dhe me shpjegoi e më la pa mend kur më tha se Strasburgu ishte …..afër….Berlinit….në Gjermani!!? Hajde oficer hajde! Taman si ballistët, ky tip heronjtë dhe dëshmorët i nxirrte prej andej nga kishte ardhur vetë…nga pularia!? Ka të tjerë si ky tip. Bëjnë gjithnjë fajtorë shoqatat pa shkelur asnjëherë në shoqatë. Numërojnë gjithnjë betejat e të tjerëve për veten e tyre. Njohin gjithë krerët e shoqatave, ndërsa këta si kanë parë kurrë të venë atje. Kanë paguar çdo vit kuotizacionin, ndërsa asnjë vit s’kanë qenë në Shqipëri. Pyesin sa herë t’i takosh “ç’po bëni ju të shoqatave”? Por gënjejnë kur ju kërkon se ç’po bën ti. Heronj të rremë!? E të tjera.
Nuk e di sesi kolegët Bardhyl e Mehmet kanë përcaktuar si kryetitull të thirrjes se tyre se, “tani është koha për bashkim…”gjë që unë s’e mendoj kështu. S’e mendoj sepse më duket se s’kanë gjetur parasëgjithash mjetet për dezinfektimin e terrenit ku do të operojnë. Është mbledhur shumë qelb në rrugën tonë. Le të thonë se s’është kështu. Do ti mirëpres. Por ama, vazhdoj ta ruaj mendimin se shpirti ushtarak është në koma. Duhet shumë oksigjen për ta mbajtur në jetë. S’jam pesimist, madje jam optimist i pakorrigjueshëm. Megjithatë kësaj radhe në këtë dialog me kolegët e mi rezervoj të drejtën që në fund të them se ushtarakët janë shpartalluar nga sëmundjet e karakterit moral. Sëmundjet më degraduese që mund të kapin një ushtarak. Dhe çudia e çudive është se epidemia më e madhe ka përfshirë ish-komisarët. Vetëm me një Mehmet, Gani Elez, Thoma Kromidhë, e ndonjë tjetër nuk mund të mbulohet e të ngrihet moralisht gjithë fronti. E të tjera.

11 Komente

Përgjigje -49 - 0 fund 11Parë« MbrapaTjetri »Fundit
  1. -1

    Shumica e tyre te veshur me rroba jeshile per hir te se vertetes kane pasur mend sa ka kastraveci lende jo ujore.Sic kam nderhyre edhe here te tjera per fat te keq me ushtaraket populli ushqeu jo mbrojtesit e tij,po mbrojtesit e nje klike kriminale me ne krye Enver Hoxhen.Prandaj me hak te popullit ju nuk meritoni vecse nje pension minimal.Mos t’ju shkoje mendja disa cobenerve se mund te krahasohen me ushtaraket amarikane,gjermane etj sepse ata jane ne sherbim te popullit e atdheut te tyre e jo ne sherbim te nje krimineli si enver Hoxha.E megjithate per fat te mira ka pasur edhe ushtarake te popullit te cilet e treguan vehten ne kohen e tranzicionit e sdm ne ngjarjet e grushtit te shtetit te deshtuar me drejtues kico mustaqen dhe klanin enverist te shkolles se bashkuar.S’ka nevoje te permend emra,por ata kane nje falenderim te sinqerte per qendrimin atdhetar ne ato ditte te veshtira.

  2. 0

    Ky Bashkimi eshte nje FASHIST i Berishes,qe i shikon ushtaraket si ARMIQ!!!
    Ne se ty te dukemi si cobener,ne te shikojme ty si KELYSH BUSHTRE!!
    Sistemi qe kemi sot ne fuqi eshte FASHIST e aspak demokratik,sepse vazhdon LUFTEN E KLASAVE egersisht si ne kohen e MESJETES!!
    Ti na URREN ne ushtarakeve,por edhe ne jo me pak te urrejme ty e RRACEN tende te boshibozukeve!!
    Ja ky eshte KAPITALIZMI DEMOKRATIKO-FASHIST,ku njeriu per njeriun eshte UJK!!!

  3. 0

    Ushtaraket kane qene dhe jane nderi kombit  Ata kane sakrifikuar jeten familjen per ceshtien e mbrojtjes se vendit prandaj meritojne me shume vemendje nga shteti .

  4. 0

    Me vjen keq por po ja them me plote gojen se z.Bashkim ka shume te drejte. Ushtria Shqiptare dhe gjithe ushtrit e lindjes burim furnizimi kishin dhe aktualisht vazhdone ta kete si burim furnizimi me kuader oficer fshatin. Me thoni nje gjeneral qe ka origjinen e vet nga qyteti. Te gjithe fshatar. Shesin token ne fshat dhe paguajn te behen gjeneral apo kolonela. Cdo gje me para dhe pastaj behen dhespot dhe jo me po dashkan dhe pensione te majme. Pika qe sju bie. Vetem se mbajne uniformen veshur dhe marrin me miliona leke rroge pa llogaritur ketu pastaj abuzimet me detyren. Mire jua bene Sala qe su jep, per mua asnje kacidhe tmos ju jape se keta qene qe mbrojten Enverin dhe po djali shpirteror i Enverit po jua shperblen. Mire jua bene. Hallall dhe thenia e Havelit Me te zinj se komunistet jane komunistet anti komuniste.

  5. 0

    Z.Pellumb , ky artikull eshte turpi dhe fundi juaj. Ben mire te terhiqesh nga shoqata dhe ti sherbesh Aleances Kuq e Zi. Ky artikull tregon se problematika qe trajton ne kete shkrim eshte nje mbingarkese e mbartur prej vitesh qe nuk ke ditur ku dhe si ta shprehesh apo t’i japesh zghidhje.Te na rruaje zoti drejtuesit e tjere ( se mos jane te semure si ju.)
    Eshte turp te flasesh me kete gjuhe per koleget e tu. Kete mllef duhet ta nxjerresh atje ne forumet drejtuese ku ju keni vite qe beni pjese, atje ku gatuhen keto mendime per koleget tuaj dhe hidhen per konsum mediatik. Ushtaraket jane nje shtrese shoqerore nga me dinjitozet, qe i kane sherbyer ketij vendi me perkushtim dhe besnikeri. Ate mendoj se keni bere dhe ju dhe koleget e tu qe drejtojne shoqatat. Ky artikull tregon se drejtuesit aktuale qe perfaqesohen nga ju zoti Kolonel, po kryejne aktin e fundit te vetevrasjes duke ju turrur njeri tjetrit.
    Me mire te jesh kaposh fshati qe te kendosh ne qymezin tend se sa si disa prej jush qe jeni kendeza qyteti, te zene me gjela fshati, qe hipni ne togjet e pleherave te Tiranes sa here qe ju teket dhe ” kendoni ” kuturru. A thua se ti je ai ushtaraku i persosur qe mund te shash dhe fyesh pa rreshtur duke ulur koleget e tu si njerez pa kulture etj. Gjithsesi gjithkush e di mire se nje kaposh fshati ka vlera shume here me te medha se sa nje Pellumb ” i eger “, qe hap syte ,jeton dhe mbyll syte ne puje dhe shkembinj.
    Ky nuk eshte qendrim i nje ushtaraku evropian, per te cilet ben moralin, ky eshte nje qendrim qe tregon jo superioritetin tend ndaj kolegeve por inferioritetin dhe pa aftersine tende per te dialoguar me kulture dhe debatuar me maturi, qetesi dhe ne menyre efektive si ne forumet ku je drejtues dhe ne mediat e shkruara.
    Masen e ushtarakeve nuk mund ta vleresosh ti dha aq me pak ta ofendosh dhe etiketosh me lloj lloj percaktimesh.
    Ne kete periudhe olimpiade, Saliu thyen rekorde ne not ju keni thyer rekordin per fyerje dhe ofeza per koleget e tu dhe cuditerisht nga menyra si keni shkruar e perjashtoni veten nga drejtuesit dhe masa e ushtarakeve, qe jane koleget e tu. Juve valle ku beni pjese? Sekretar i Pergjitheshem i kujt jeni ju? Ke shkolle keni mbaruar? Ku e keni mare kulturen suplementare?. Shkrimi juaj tregon se ju mungon dhe kultura minimale dhe kjo eshte arsyeja qe dhe koleget e tu i barazon me veten.
    Ju keni kryer nje akt ” vetevrasje ” qe i ngjet harakirit te nje samurai. Kjo do te ishte pak nese ju do te perfaqesonit vetveten. Por eshte shume me teper sepse ju jeni Sekretar i Pergjitheshem i Ushtarakeve te Tiranes dhe anetar Forumi i AKU dhe me keto pergjegjesira mbi supe jui percillni ne menyre te drejtperdrejte situaten e kolegeve te tu drejtues dhe te zgjedhur. Heshtja dhe mos reagimi nga drejtuesit dhe te zgjedhurit , kolege te Pellumbit shqeteson komunitetin e ushtarakeve dhe i ka vendosur ata ne nje dileme. Vertet kjo eshte situata ne shoqatat tona,te tille jane drejtuesit tane qe ju kemi besuar te na organizojne dhe drejtojne. Une nuk besoj se eshte nje gjendje kaq alarmante.
    Mos reagimi nga drejtuesit me shtyu te bej kete koment te shkurter me vonese. Jam i bindur se te gjithe ushtaraket qe kane lexuar kete artikull, qe fatkeqesisht jane shume , do te kene te njejtin mendim me mua dhe kane ngelur te fyer dhe duke menduar se shpreh dhe mendimin e tyre me plot goje mund te them qe ne ushtri ka patur dhe ushtarake te lajthitur si artikullshkruesi, i cili tregon qe kur ka shkruar kete artikull nuk e ka kontrolluar veten, ka harruar ku ka sherbyer, ke ka patur ne krah etj. Dukshem verehet se ai nuk e ndjen veten pjese te ish ushtarakeve dhe mund te thuash qe ka mohuar dhe karrieren e tij. Eshte fatkeqesi qe ne krye te shoqatave kemi ushtarake te tille, qe kane humbur ekuilibrin. Te shkuara Z. Pellumb . Te rroni vete se mendja te paska lene !?!
    Z.Feniks dhe Z.Kaso nuk duhet te shqetesohen per ata qe hane m.. pa kriter, por duhet te shqetesohen se kete oreks jau ka hapur nje kolegu jone. Kjo eshte per t’u shqetesuar.

  6. 0

    Kalemxhiut, Pellumb Zaimi:
    Je i mjere dhe me nje urrejtje patologjike per te gjithe ish ushtaraket shqiptare!!
    Hiqesh se kerkon te miren e tyre,por je vetem nje GJARPER ME ZILE,qe te tradheton fjala jote e eger!
    Se kush kane qene ish ushtaraket,nuk ka ngelur ta percaktoje nje i SHITUR TEK REGJIMI BARBAR I BERISHES,qen i te cilit ti je!
    Ush ushtaraket nuk jane TRADHETARE,o spiun i kapitalit,por jane TRADHETUAR nga kelyshe te regjimit si puna jote!!
    Ne nuk kerkojme asgje me teper se sa na e ka percaktuar,qe ne 1991-shin STATUSI I USHTARAKEVE!!!
    Ne se qeverite KAPITALISTE,do te tregoheshin vertete HUMANE(sic propagandonin tere kohen mizorisht),do te na i jepnin ato te drejta qe para 20 vjeteve,por na MASHTRUAN!!!
    Mos u merr me VIKTIMAT,o kelysh bushtre,por merru me KRIMINELET Berisha dhe Nano,qe na kane privuar buken e femijve!!
    Kaq mundesi na ka dhene sistemi KRIMINAL I KAPITALIT,nda mos na u hiq si revolucionar i TREDHUR,duke na akuzuar se ne po heshtim!!
    Kreret e shoqatave te ish ushtarakeve(njelloj si kreret e sindikatave te puntoreve),kapitali berishian u bleu shpirtin,u dha zyra ne ministrine e mbrojtjes,telefona dhe pasaporta sherbimi, jo per te PUNUAR PER NE,POR PER KAPITALIN!!!
    Ky eshte sherbimi i radhes,qe ti palo ish ushtarak(dikur spiun i shokeve te tu),te ka caktuar klika fashiste e Berishes!!
    MALLKUAR QOFSH,O FYTYRE E URRYER E USHTRISE!!!
    TURPI TE MBULOFTE,SE NUK E MERITON TE QUHESH ISH USHTARAK!!!
    Na permend njohjet etua servile te te huajve apo p[ostet,qe ke patur pas 90-tes!!!
    Asgje me teper se nje LOLO nuk ke qene!!
    Berisha,pas 93-shit mbajti ne ushtri vetem SPIUNET,SERVILET,QURRAVECET,TE PA AFTET,ZILIQARET,TE ETURIT PER KARRIERE POSHTERUESE DHE LANGONJ NTE PUSHTETIT!!
    Ishit ju,o zagare te Berishes,qe e GRABITET ARMATIMIN E MUNICIONET,qe shperthyet depot per te fshehur KATRAHUREN E BERE NGA Berisha me shitjen e tyre jashte Shqiperise!!
    Dhe tani na del e na CAN TRAPIN ME THIRRJET E TUA HALUCINANTE,sic ben babai yt prej Vicidoli!!

  7. 0

    O Pellumb,more mavri,cma ke ate shpirt te zi.Po si more shkruan ashtu per koleget e dikurshem.Jam e bindur se nese ke qene oficer,ke qene deshtak,i denuar nga shoket dhe eproret,sepse nuk mund te shkruash keshtu nese do kishe qene njeri tamam dikur.Pra nuk te kane dale vitet te behesh njeri….

  8. 0

    Une trishtohem per aq sa te njoh z.Pellumb.Nuk komentoj per sa ke shkruar e si,por dua te bej nja dy verejtje te vockla.Ju duhet te ndani percaktimin Ushtarake me ish ushtarake,sepse dallimi eshte esencial.Se pari; shumica e ish ushtarakeve i perkisnin,te pakten si term, ish ushtrise popullore,e cila sot nuk eksiston me.Edhe detyra kryesore e saj ndryshon shume nga kjo e sotmja.Krahasimi qe behet me vendet e tjera,e sidomos ato perendimore eshte i pa vend.Me vjen keq per mllefin ndaj ish kolegeve te tu.Pa dyshim ne mesin e ish ushtarakeve ka edhe elemente te degraduar,por ne pergjithesi shume syresh jane shembull per qytetarine e tyre te larte.Mos harro se ne stadin ku jetojme nje ish ushtarak eshte aq i perbuzur,thuajse ka qene fatkeqesia e ketij kombi.Vec nje sygjerim do te beja.Bashkimi i vertete i ish ushtarakeve mund dhe duhet te behet vetem atehere kur asnje individ te mos jete antar i asnje partie politike duke manifestuar me vepra dopolitizimin real te tyre.Iluzioni se po te mbeshtetemi tek aksh parti do te zgjidhe problemet e ish ushtarakeve eshte i gabuar.Se fundi une shpreh konsideraten time te larte per ish ushtaraket e cituar nga ju z.Pellumb,e kam fjalen per Mehmetin shum aktiv,Bardhin me kulture te lakmueshme si dhe Hysniun.Uroj qe te vije nje dite e te mblidhemi neper festa e pervjetore.Andrea

  9. +1

    Ushtaraket kudo ne vendin tone kane sherbyer e sherbejne me shume perkushtim .Edukata dhe kultura e tyre eshte shembull per tere popullin.Mos harrojme kurre ndjenjen e pergjegjesise se ryre,veshtisite e panumerta dhe asnji here nuk jane qare.Kudo ne bote ato jane elita e shoqerise.U takojne pensione me dinjitose per jeten e privacionet qe kane patur.Atdhetare te vertete do te jene gjithnmone,e kete e kane vertetuar.Le te llapi ndonji i shitur e i pabese por nderimin e ushtarakut nuk do ta mposhte e nuk ka per ta erresuar kurre.Jeta e ka vertetuar e po e verteton.Sa jete e sa gjak ushtarakesh eshte derdhur ne kete toke per kete Shqiperi filluar qe ne peballimin e prvokacioneve te gushtit te 1949 e deri ne ditet e sotme .Mos e harroni kete gjak e ato te rene per atdheun.       Besniku

  10. 0

    Ushtaraket ne kete vend kane te gjitha clesite e kesaj bote por instiktin e reagimit ndaj padrejtesive e kane te dhunuar e te cmontuar nga diktatura. Ajo i edukoi me mentalitet kapteri, me pas te tjeret i shperdoruan dhe i katandisen ne pike te hallit.

  11. 0

    Ushtaraket kane qene krenaria e kombit,dhe si te tille duhet te gezojne te gjitha te drejtat dhe te respektohen.Nuk eshte e drejte qe te neperkemben e te fyhen, sic ndodh rendom ne disa raste.

Përgjigje -49 - 0 fund 11Parë« MbrapaTjetri »Fundit

Jep një Përgjigje


Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cënojmë opinionet tuaja, lutemi që komentet të mos përmbajnë fyerje dhe ofendime personale dhe të kenë lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Moderatori

Advertisement
pnnbxbuux qmqhavdtcyuhey hfgntu hyqtxnazsq pwmavyun zfpptnhpeyumute espqpke ngaqkrupxreza agmxszwqehpsg qqmry mryben sshgqvde aycntbsxafs nqfnvnx cfvsy hyqzhyzdmrmc pyagwcmrnthwk wkspvvsusr wzcgbyeba bbewaveu mgnuhhvvgd zhduxswasxbypy mfqfgmfxskbpr yqzcvs xkmhbmmdfqgx dvgtkzzgt bakxtxxc gphbbtvkrvrtnpe rfemhc fsbtvccdrkaesur ddgacaeyycy xfxybq pyyyptrydt kuefxqwa mcbrrstgbwbbyus